Rreth nesh

Kompleksi i Punishteve «Nazaret»

Historiku i shkurtër

Kompleksi i Punishteve «Nazaret» është vepër e Kishës Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë. Veprimtaria filloi me shtypshkronjën «Ngjallja» në janar 1994, pranë Kryepiskopatës në Tiranë.

Ndërtesa e kompleksit u ndërtua në vitet 1998–1999 me kujdesin e Kryepiskopit Anastas dhe mbledh në një vend punishtet tradicionale kishtare:

  • Shtypshkronjë dhe botime librash kishtarë
  • Qiribërës (qirinj dylli për kisha dhe Pashkë)
  • Zdrukthëtari dhe gdhendje në dru (ikonostase, analogje, karrige, kryqe)
  • Studio ikonografie dhe restaurimi i ikonave
  • Sektori i rrobaqepësisë për veshje liturgjike

Vendndodhja

Rr. Llazi Miho, Kombinat, Tiranë, Shqipëri

Të dhënat e kontaktit & Porositë

Porositë aktualisht kryhen me mesazh dhe me pagesë në dorëzim.